Pushohet padia e Ajazit ndaj deputeteve Felaj e Xhacka

TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet vendosi te pushoje padine civile te firmosur nga Hektor Ajazi kunati i Ministres se Integrimit Majlinda Bregu ndaj dy deputeteve te Partise Socialiste znj.Ermonela Felaj dhe znj.Olta Xhacka.
Sipas vendimit qe Shekulli ka siguruar nje kopje mesohet se gjyqtarja e ceshtjes Fida Osmani per shkak te mos paraqitjes ne seance gjyqesore te paditesit Ajazi ka vendosur pushimin e ceshtjes.
Sipas vendimit ne seancen e parashikuar per fillimin e procesit gjyqesor asnjeri nga palet nuk eshte paraqitur ne oren e caktuar per fillimin e seances gjyqesore. Sipas kerkese padise kunati i ministres Bregu paditesi Hektor Ajazi ka kerkuar detyrimin e te paditurave Ermonela Felaj dhe Olta Xhacka ta demshperblejne pasi sipas tij i kane shkaktuar nje dem jo pasuror dhe pasuror duke e cenuar ne nderin e personalitetit te tij.
Gjithashtu ai ka kerkuar detyrimin e te paditurave te publikojne nje pergenjeshtrim me permbajtje mohimin e deklaratave te tyre dhe deklarimin se ato jane te paverteta pergenjeshtrim ky ne te njejtat media vizive dhe te shkruara qe kane bere publikimet e rreme dhe mashtruese ndaj paditesit.
Akuza keto qe sipas Padise jane bere nga foltorja e selise se Partise Socialiste nga dy deputetet e majta ndaj ministres dhe vete paditesit Ajazi. Dy deputete kohe me pare paten akuzuar kunatin e ministres Bregu paditesin Ajazi si perfitues te koncesionit per punimet e ndertimin te komplekseve qe prodhojne dhe shperndajne energji.
Thike kunates pas vdekjes se vellait dyshime pronesie
SHKODR- Plagos me thike kunaten per shkak te konfliktit te pronesise pas vdekjes se te vellait. Policia e Shkodres arrestoi autorin e dyshuar te krimit teksa tentonte te largohej nga qyteti i Lezhes per tu fshehur ne Shkoder.
Ngjarja ndodhi rreth ores 2000 ne fshatin Mabe te Lezhes aty ku ndahet kufiri administrativ mes rretheve Shkoder e Lezhe. Alban Thuma 20 vjec pas nje konflikti me gruan e vellait se tij Marinela Thuma Melcaj e ka goditur ate me thike duke i shkaktuar plage te rende ne trup. Ngjarja ndodhi ne rrugen prane banesave te tyre ndersa e demtuara Marinela Melcaj 25 vjece u dergua ne spital nga persona te tjere te familjes.
Autori i ngjarjes eshte larguar ne drejtim te Shkodres por eshte kapur nga sherbimet e policise se kesaj drejtorie te cilet te lajmeruar nga koleget e tyre ne Lezhe kane rritur kontrollet ne rruget hyrese te Shkodres. Mesohet se shkak per kete ngajrje kane qene konfliktet mes autorit dhe te demtuares qe lidhen me shkaqe pronesie pasi 25 vjecares i kishte vdekur bashkeshorti vellai i autorit .
Sipas policise dyshohet se 20 vjecari ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune me kunaten e tij por kjo mbetet per tu vertetuar gjate hetimeve te metejshme. Kapja e 20- vjecarit eshte bere ne fshatin Barbullush te Shkodres teksa tentonte te largohej me nje mjet personal.