E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohet padia e PS për Lezhën. Bylykbashi: Kolegji është nën ndikimin e mazhorancës së re

oerd-bylykbashiKolegji Zgjedhor ka vendosur të pushojë çështjen në lidhje me kërkesën që pati bërë Partia Socialiste për pavlefshmëri zgjedhjesh në qarkun e Lezhës.

Vendimi erdhi pasi PS deklaroi se tërhiqej nga kjo padi për ti hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve.

Por përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se Kolegji Zgjedhor po merr vendime nën presionin e mazhorancës së re.

Arsyet e PS për tërheqje janë vetëm arsye taktike, se nga fillimi deri në fund është përpjekur të mbulojë atë maskaradë të zbuluar në KQZ. Kolegji mori vendim haptazi nën influencën e PS. Kjo tregon presionin e jashtëzakonshëm të PS, që me arrogancë po ushtron mbi organin e vetëm ankimor, pasi e shkatërroi KQZ-në. Ky kolegj vendosi të mbyllë e të mbulojë vjedhjen e madhe që ndodhi në Lezhë, tha Bylykbashi.

Sipas tij, ligji parashikon që gjykimi vijon edhe në mungesë, pavlefshmëria mund të shqyrtohet edhe kryesisht, ajo është çështje serioze dhe është interes i publikut dhe jo i palëve./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›