Pushon gjykimi per kater te pandehur per Gerdecin

Mihail Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli e Sokol Ngjeci përfitojnë nga amnistia e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen gjyqësore ende pa nisur për katër të pandehurit ë çështjes “Gërdeci”.
Bëhet fjalë për padinë e ngritur nga 26 të plagosurit e shpërthimit në Gërdec në gjykatën penale të tiranës për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Ata pretendonin se me veprimet apo mos veprimet e drejtuesve të Gërdecit kishin konsumuar vepër penale. Në një seancë që ka zgjatur vetëm pak minuta, trupi gjykues ka vendosur peshimin e çështjes. Sipas trupit gjykues, vepra penale "e plagosjes së rëndë nga pakujdesia" është amnistuar, çka do të thotë që çështja ndaj katër të pandehurve konsiderohet e mbyllur. Këtë vit nga amnistia përfituan edhe shumë të dënuar të tjerë, numri i të cilëve shkoi mbi 500.