E Diel, 1 Nëntor 2026

Zedhenesi i KE Peter Stano flet per dekretimin e kryeprokurorit te ri

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri.
“Komisioni Europian i kushton një vëmendje të veçantë funksionimit të shtetit ligjor dhe ka ndjekur me shumë vëmendje  zhvillimet lidhur me emërmin e prokurorit te pergjithshem neSshqiperi, duke përfshirë edhe aspektet ligjore dhe kushtetuese. Prokurori i përgjitshëm është një institucion i pavarur dhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur , si një element thelbësor për vendin dhe rrugën e tij të integrimit europian. Ne mbajtëm shënim emërimin nga presidenti Nishani të prokurorit të përgjitshshëm. Ne presim që proçedurat parlamentare lidhur me emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri të zhvillohen  në përputhje të plotë të dispozitave në fuqi të Kushtetutës”, u shpreh zëdhënësi i KE-së, Peter Stano.
Gjate fjalimit që Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule do të mbaje në Samitin për Ballkanin të organizuar nga miqtë e Europës do të ndalet mbi situatën në Shqipëri me një mesazh të qartë për procesin zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›