Pushtet me bllokim reformash, një iluzion i çmendur enverist
Më se dy vjet u përpoqën shqiptarët të kuptonin thelbin e “idealizmave” të Ramës me sh
okë. Ato paskëshin qënë ca “kurthe” të rafinuara, që arritën të mashtronin jo pak njerëz. Dhe jo pse ata që u besuan ishin naivë, a fanatikë të verbër. Jo ! Nuk ishte e lehtë të mos pranoje luftën për shenjtërínë e votës së lirë, për transparencën dhe mbrojtjen e saj. S’kishje si t’i përbuzje klithmat e opozitës për pakte bashkëpunimi, për solidaritet qytetar, për transparencë dhe mirëkuptim. Vështirë të vije në dyshim ulërímat e Ramës për të shkuar në Europë si qytetarë të denjë të saj. Ndaj, sikur të mos ishin zbuluar heret ambiciet e këtij lideri për të qëndruar me çdo kusht në krye të bashkisë, krahas drejtimit të PS, sikur të mos e nuhaste opinioni se lakmia e tij ishte synimi për t’u bërë me çdo kusht kryeministër, kishte rrezik që edhe shumë njerëz të tjerë ta kishin ngrënë sapunin për djathë. Të kishin pranuar, pra, sloganet e Ramës si zgjidhje, sepse ajo shtirej aq bukur sikur synonte një Shqipërí pa korrupsion, pa autoritarizëm, pa gllabërím të institucioneve e përralla të tjera, të bukura të kësaj natyre. Mirëpo komunizmi, midis një mijë e një të këqijave, nuk mund të mos sillte dhe një lloj të mire. Ai u mësoi edhe socialistëve të dallonin, madje, edhe shapin nga sheqeri. Ndaj ata nuk u besuan menjëherë Ramës dhe neobllokmenëve, sidomos kur panë që këta nuk u dhanë asnjë premtim konkret, nuk bënë haptas asnjë mohim të së kaluarës komuniste, nuk ngjallën asnjë shpresë për kthimin e pronës tek i zoti, e tj. Shkurt, elektorati shqiptar, edhe tek parulla “përtej së majtës e së djathtës” dalloi se ku fshihej lepuri. Lavdi Zotit që shumica e njerëzve në Shqipërí nuk u besoi asnjërës prej “idealizmave” të Ramës me shokë, as klithmave të tij patetike, as flijimeve pasionante në grevat e urísë, as përkushtimit të deputetëve, që bojkotuan parlamentin. Dhe vërtet, të gjitha rezultuan se na qenkëshin vetëm një “bllof”. Prandaj dhe PS-ja mori ato vota që mori, të cilat, megjithatë, nuk ishin pak, ndonëse e lanë “misionarin” Rama në opozitë dhe e rrëzuan atë nga kali i bashkisë së Tiranës. Sidoqoftë, edhe pse shumë kasnecë të Ramës e kishin zbuluar tashmë haptas synimin e tij, edhe pse ky kishte mundur ta fshihte me marifet synimin e tij vulgar, njerëzit përsërí e dalluan qëllimin e tij të mbrapshtë. Megjithatë, Rama u mundua t’i maskonte me aq patos hipokrit tërë “krizat”, ngërçet, bojkotet, bllokimet, grevat, demonstratat, madje, gjithë “rebelimet” marramendëse, sa për një çast çuditi botën, e cila u skuq pak me veten, kur dalloi se e tëra kjo paskësh qënë një gjë kaq meskine dhe banále. Po dhe njerëzia u mahnit, kur e pa se vetë Ráma paskësh qenë autori, “kuçedra”, që po i priste ujin Shqipërísë. Ky “misionar” paskësh qenë vetë ai “qoftëlargu” i rí, modern, që kish vendosur brenda PS-së izolimin e rí të vendit. Pra, vetë Rama na qenkësh frymëzuesi dhe organizatori i gjithë kësaj katrahure dhe i tërë këtij bllokimi fatal, që po pengonte e po pengon sot përsërí Shqipërinë të futet në Europë. Ndoshta prandaj miqtë ndërkombëtarë, duke mos dalluar asnjë shkak serioz për ta përjashtuar këtë popull të vuajtur nga familja e tyre, (megjithë imazhin e keq që krijoi Rama me neobllokmenët për Shqipërínë), kanë mbetur në atë dilemën hamletiane për integrimin e tij. Megjithatë, priren t’i hapin seriozisht portat. Ndaj, po ngulmojnë ta bindnin opozitën të bashkëpunojë, të heqë dorë nga qëndrimet mohuese, nga “kushtet” artificiale dhe nga “rebelimet” e reja brenda parlamentit. Ta kandisin që t’i largohet frymës së konfliktit dhe të futet në parlament, jo për t’u hedhur hí syve ndërkombëtarëve duke akuzuar për këtë mazhorancën, por duke u angazhuar sinqerisht për votimin e ligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar. Pra, të kryejnë detyrímin ndaj votuesve të tyre. Ndaj fakti që opozita u fut në kuvend, i ngazëlleu për një çast të gjithë, se u duk sikur ajo i dëgjoi thirrjet e miqve të Shqipërísë, sikur kishte hartuar taní një platformë europiane, sikur kishte reflektuar thellë dhe sikur donte të tregonte që gabimi i saj paskësh qenë njerëzor. Se Rama vërtet urdhëroi të gjithë deputetët e tij të hynin në kuvend. Mirëpo, befas, për çudínë e të gjithëve, po ky E.Rama dha porosí që ata të mos ngrinin kartonat jeshilë për reformat madhore ! (?) D.m.th. të mos votonin për ato ligje dhe reforma, që i duhen integrimit të vendit. Por Rama këtë truk të ri e bëri duke u “justifikuar” prapa ca “kushteve” të reja ! Pra, hyrja në parlament, paskësh qënë një iluzion, një gënjeshtër sikur do të niste një érë e ré, sikur do të hiqej dorë nga sharjet, akuzat false dhe mallkimet, e tj. Mirpo doli që të gjitha paskëshin qënë një taktikë për fituar kohë, që të gatiteshin sebépe të reja, marifete të tjera, “kushte” dhe kërkesa dinake, me të cilat të shtyhet plotësími i rekomandimeve dhe Shqipëría të mbetet jashtë axhendës europiane. Se vetëm kur kjo Nënoke të përulet para presionit të Ramës dhe neobllokmenëve, vetëm kur kjo të votojë për ta, mund të ëndërrojë për t’u bërë anëtare e familjes europiane. Qëllimi, pra, doli sheshit. U zbulua se thirrja leniniste “pushteti mbi gjithçka!” paska mbetur thelbi edhe i politikës së “dollibashëve” të PS-së. Prandaj, me dyshimet e më skeptikëve ndaj Ramës u bashkuan tani dhe më fanatikët ndaj “idealeve” të këtij “liberali”. Se dhe socialistët e ndershëm nuk mund të pajtohen sot me platformën e kushtëzimit të integrimit të vendit me ardhjen e Ramës dhe neobllokmenëve në pushtet. Se ky synim meskin e vulgar, ky mashtrim i rí dhe kjo platformë antishqiptare ka për të mbetur vetëm një iluzion i çmendur i ca dështakëve enveristë, që po gjallojnë endé sot brenda PS-së!