E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushteti dhe opozita ne Kosove te ndara per dialogun me Serbine

Parlamenti i Kosoves miratoi dje me 63 vota pro dhe 48 kunder nje rezolute ne mbeshtetje te bisedimeve me Serbine per zgjidhjen e ceshtjeve praktike te interesit te perbashket.

Miratimi i Rezolutes ndodhi nje dite pas takimit dyditesh te delegacioneve te Prishtines dhe Beogradit ne Bruksel qe ishte edhe takimi i pare qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves ne shkurt te vitit 2008.

Hartuesit e Rezolutes thane se ajo do ti jape nje rol shtese Parlamentit per mbikeqyrjen e procesit te filluar te bisedimeve. Por kundershtaret e saj mendojne te kunderten.

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosoves thote se Parlamenti nuk duhet te jete vetem dekor i qeverise.

Roli i Kuvendit te fuqizohet te luaje rolin e vet kushtetues dhe vendimmarres e jo te jete dekor. Qeveria e Republikes se Kosoves ti nenshtrohet vullnetit dhe vendimeve te Kuvendit nga i cili eshte zgjedh dhe jo te ndodh e kunderta - tha zoti Beqiri.

Ndersa Ardian Gjini nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves tha se kishte kerkuar qe ne Rezolute te kete nje qendrim te qarte kundruall ceshtjeve qe nuk mund te debatohen ne bisedimet me Serbine.

Kosova nuk do te pranoje qe te beje kurrfare bisedime per cfaredo aspekti te rregullimit te brendshem dhe as per ndryshimin e ligjeve qe kane te bejne me rregullimin e shtetit sic jane aspektet e policise doganave gjykatave numrin e komunave rregullimin territorial te komunave etj. - tha zoti Gjini.

Ndersa Visar Ymeri nga Levizja Vetevendosje tha se kjo parti eshte kunder cfaredo bisedimesh me Serbine perderisa ajo nuk ndryshon qasjen ndaj Kosoves.

Levizja Vetevendosje ka kerkuar nga te gjitha grupet parlamentare qe kete rezolute ta hedhin poshte per shkak se eshte pergjegjesi e Kuvendit te Kosoves per ta mbrojtur interesin e qytetareve dhe interesi i qytetareve nuk mbrohet me negociata me Serbine pikerisht ky interes dhe vullneti i tyre politik cenohet ne negociata me Serbine - tha zoti Ymeri.

Qeveria e Kosoves mirepriti Rezoluten ndersa zevendeskryeministri Hajredin Kuqi u zotua per forcimin e rolit te Parlamentit ne procesin e bisedimeve perfshire edhe opoziten.

Qeveria e Kosoves do ti inkuadroje ne kuader te grupeve teknike punuese ekspertet nga partite politike opozitare dhe shoqeria civile. Ky eshte nje proces qe nuk bejme gare njeri me tjetrin por nje proces qe prezanton dhe fuqizon Kosoven ne bisedime por njekohesisht edhe perball faktorit nderkombetar - tha zoti Kuqi.

Pavaresisht debateve ne Parlament bisedimet tashme filluan te marten. Levizja e lire dokumentet kadastrale ceshtjet e doganave hapesires ajrore dhe te marreveshjeve rajonale ishin ceshtjet e para te diskutuara ne keto bisedime qe nga te dyja delegacionet dhe ndermjetesuesit evropian u cilesuan si konstruktive.

Perfaqesuesit e te dyja paleve pritet te shpeshtojne takimet ne muajt qe vijne dhe diplomatet nderkombetare shpresojne ne afrimin e te dyja paleve dhe shkrirjen e marredhenieve te ngrira per shkak te refuzimit te Serbise qe te njohe pavaresine e Kosoves te cilen deri tash e kane njohur 75 vende te botes.

Radikalet serbe Serbia do ta njohe Kosoven

Partia Radikale e Serbise SRS ka vleresuar se qeveria ne Serbi me politiken e saj properendimore ka rrezikuar interesat qenesore shteterore dhe kombetare ka sjelle vendin ne nje pozite tejet te turpshme dhe ka hyre ne proces te njohjes se pavaresise se Kosoves.

Anetari i kolegjiumit presidencial nga SRS Boris Aleksic ne nje konference per shtyp ka thene se pranimi i kerkeses se Brukselit dhe Uashingtonit nga ana e qeverise qe Beogradi dhe Prishtina te hyjne ne bisedime per sic thote ai te ashtuquajturat ceshtje praktike paraqet vazhdim te procesit drejt njohjes se pavaresise se Kosoves.

Kete proces qeveria e ka nisur me pranimin e turpshem dhe kapitullues te rezolutes se Brukselit per Kosoven e cila eshte miratuar ne OKB - ka thene Aleksic duke shtuar se ne ate rezolute nuk permendet statusi i Kosoves dhe Metohise si pjese perberese e Serbise e cila do te ishte ne perputhje me Kushtetuten e Serbise dhe me rezoluten 1244 te OKB-se.

Kur Beogradi te perfundoje me zgjidhjen e te ashtuquajturave ceshtje te jeteve te njerezve ne marreveshje me secesionistet me askujt nuk do ti interesoje nese Serbia de jure e ka njohur Kosoven apo jo pasi qe ne te vertete ne praktike ajo e ka bere ate dhe kesisoj tregimi per Kosoven dhe Metohine perfundon - ka thene Aleksic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›