Rudnevs ndeshkuesi i Juventusit merr oferta nga Spanja

Ne rubriken Next Generation do te gjeni te gjithe lojtaret qe po lene gjurme ne kampionatet me te mira te botes. Futbollistet qe do te lakohen ne kete rubrike kane dy te perbashketa talentin dhe moshen e re. Sot do te shohim talentin e Lek Poznanit Rudnevsin. 23-vjecari vetem pak jave me pare ka zgjatur kontraten me klubin Pola.
Ai ka lene nje shenje te thele ne ecurine e Juventusit ne Ligen e Evropes se ketij sezoni me golat qe i shenoi ai hapi dhe mbylli aventuren evropiane te skuadres se Luixhi Del Nerit. Behet fjale per Artjoms Rudnevs. I riu ishte nje nga futbollistet e pare qe zbuloi dobesine e Zonjes se vjeter ne ndeshjen e pare qe u mbajt ne Olimpiko te Torinos ai i shenoi tre gola Juventusit nderkohe qe ne sfiden e dyte qe mbajt ne Poloni u mjaftua vetem nje gol. Keshtu sulmuesi i Lek Poznanit me pasaporte letoneze qe sapo ka mbushur 23 vjec ka lindur ne Daugavpils me 13 janar te 1988-s i eshte prezantuar me se miri tere Evropes. Klubit polak kartoni i tij i ka kushtuar 200 mije euro. Dhe vetem nje vit veren qe kaloi u ble nga Leku pas pese golave te shenuar ne Ligen e Evropes ka shenuar edhe nje gol ndaj Brages dhe shate te tjereve qe ka shenuar ne kampionatin polak Rudnevs ka terhequr vemendjen e disa prej klubeve me te medha te Evropes.
Karakteristikat
Ai eshte nje sulmues modern. Rudnevs eshte nje sulmues shume taktik. Di te luaje edhe si qendersulmues edhe si sulmues krahu ne skemen 4-3-3. 23-vjecari godet me te djathten por ne rate te vecanta arrin qe te pasoje apo godase edhe me te majten. Ne fushe ai sillet me shume autoritet. Kjo i lejon qe shpeshhere te provoje edhe goditjet jashte zone. Ai eshte preciz dhe di shume mire se si te krijoje superioritet numerik ne sulm. Rudnevs dylufton mjaft mire edhe pse eshte i gjate nje meter e 78 centimetra dhe peshon vetem 70 kilograme. Ai eshte i shpejte dhe shume inteligjent leviz shume ne fushe keshtu nuk i lejon kundershtaret qe ti lexojne lojen.
Historia
Rudnevs ka filluar karrieren ne Daugava Daugavpils klubin e qytetit te tij ne Letoni. Nga shkolla e futbollit ne kampionatin e divizionit te pare ai debutoi ne 2006 18 gola ne 62 ndeshje deri ne shkurt te 2009 kur Rudnevs zbulohet dhe blihet nga Zalaegerszegi shoqeri hungareze por qe mundet ta beje federimin vetem ne maj perderisa Daugava pretendonte se ai kishte akoma lidhje kontraktore me klubin. Ne sezonin 2009-2010 pasi i kaperceu te gjitha problemet burokratike Rudnevs fillon te luante ne menyre te vazhdueshme 30 ndeshje dhe 20 gola mes kampionatit dhe kupes 16 gola ne serine e pare hungareze dhe titullin e golashenuesit me te mire. Ne gusht te 2010-s cuditerisht u transferua tek Lek Poznan me te cilin debuton kunder Vidzev Lodz dhe ne javen e trete realizoi dy gola ne garen kunder Mks Krakoves. Tashme pas 16 ndeshjeve Rudnevs eshte ne kuoten e 7 golave.
Ylli i perfaqesueses letoneze
Komisari teknik i Letonise Aleksandris Starkovs nga janari drejton edhe Baki Fk ne Azerbajxhan e konsideron si talentin e ri te kombetares. Ne gjashte takime qe ka zhvilluar me perfaqesuesen U-21 te Letonise 23 vjecari ka shenuar tre gola. Nderkohe qe me te rriturit ai deri me tani koleksionon nente takime. Per here te pare ai ka luajtur me Letonine ne 12 nentor te 2008-s ne nje takim kunder Estonise. Tani per tani pas takimeve te para Rudnevs enderron akoma qe te fitoje me Letonine e tij nje bilete per ne Evropianin qe do te mbahet ne 2012-n ne Ukraine dhe Poloni.
Letonia aktualisht ndodhet ne grupin F kur po dominon Kroacia e para me dhjete pike. Pas kater takimesh skuadra e Letonise mban vendin e peste ata kane marre nje fitore nje barazim dhe dy humbje. Sa i perket objektivit duhet thene se Letonia eshte kater pike larg vendit te dyte qe e mban Greqia.
Ofertat
Deri me tani Rudnevs ka qene njeri prej zbulimeve te ketij sezoni te Liges se Evropes Lek Poznani u eliminua ne 16-she Braga humbi ne Poloni 1-0 por ne Portugali rikuperoi gjithcka duke fituar 2-0. Performance e Rudnevs i ka rene ne sy skauteve te Arsenalit Fulhamit dhe Seviljes. Ne Spanje kane shkruar se per 23-vjecarin eshte interesuar edhe Barcelona. Keshtu duke degjuar interesin e ketyre skuadrave Lek Poznani i ka ofroi nje kontrate qe 23-vjecari e pranoi qe skadon ne 2014-n. Sulmuesi deri me tani ka treguar se di te realizoje shume gola. Statistikat tregojne se 23-vjecari po shenon shume pasi ka nje mesatare te larte 1 gol ne 2 takime. Ne kampionatin polak ai ka mundur te shenoje ndaj Vidzev Lodz Mks Krakova ka realizuar dygolesh Slask Vroklav Polonia e Varshaves Lehia Gdansk dhe Polonia Bytom. 23-vjecari ka ndermarre tashme rrugen e tij drejt suksesit. Ne 2009-n la Letonine per te shkuar ne Hungari dhe me pas ne 2010-n mori aeroplanin per ne Poloni. Tashme pas paraqitjeve qe ka bere me Lekun nuk i mbetet gje tjeter vecse te prese telefonaten e radheshellipqe do te dergoje ne Spanje ose Angli.
Pergatiti Altin Vorpsi