E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia e lire, tarifa doganore me 2010 vetem 1.3%

Blerina Hoxha

Reduktimi i tarifave doganore si rezultat i funksionimit te tregtise se lire me vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e Rajonit, do te sjelle nje mungese te ardhurash rreth 800 milione leke ne buxhetin e shtetit per vitin 2010. Sipas Ministrise se Financave per vitin 2010 parashikohen te mblidhen nga taksa doganore rreth 7.7 miliarde leke, me nje renie prej 1.5 per qind krahasuar me vitin 2009. Keshtu si pasoje e marreveshjeve te tregtise se lire, tarifa doganore mesatare per vitin 2010 llogaritet ne 1.3 per qind nga 1.68 per qind qe ishte ne vitin 2009. Ministria e Financave sqaron se, vazhdimi i reduktimit te takses doganore si rezultat i zbatimit te angazhimeve tarifore me marreveshjen e ndermjetme BE-Shqiperi, CEFTA, MTL me Turqine do te kete efekt mbi nivelin e te ardhurave nga kjo takse per 2010. Ministria e Financave parashikon qe vleren e munguar nga renia e tarifave ta kompensoje me rritjen e parashikuar te volumit dhe te vleres se importeve nga keto vende. Ndersa per periudhen 9-mujore, te ardhurat nga taksa doganore jane rreth 5.7 miliarde leke nga 4.5 miliarde te planifikuara Ulja e tarifave doganore per shkak te angazhimeve per liberalizimin e tregtise jane reflektuar ne nje parashikim prej rreth 823 milione leke me pak ne vitin 2009 kundrejt faktit te vitit 2008. Niveli mesatar i takses doganore per kete periudhe eshte 1.8 per qind, ndersa nje vit me pare ishte 2.44 per qind. Keshtu zbatimi i marreveshjes se interimit, ka dhene efektet e saj ne shkembimin e mallrave bujqesore te vendit tone me vendet e Bashkimit Evropian. Si rezultat i zbatimit te kesaj marreveshjeje gjate vitit 2007-2008 shkembimi i mallrave bujqesore, ka njohur nje intensitet te larte. MSA me Bashkimin Evropian parashikon vendosjen e nje zone tregtie te lire mes Komunitetit Evropian dhe Shqiperise, qe do te thote se palet do te krijojne nje hapesire te perbashket ku mallrat, personat, sherbimet dhe kapitalet do te qarkullojne lirshem, pa barriera fizike dhe teknike.

Tregtia e lire me BE, efektet

Volumi i shkembimeve tregtare te produkteve bujqesore me Bashkimin Evropian per vitin qe shkoi, ka arritur 388 milione euro nga 275 milione qe ka qene ne vitin 2007, me nje rritje prej 30% ne krahasim me vitin 2007. Eksporti i produkteve bujqesore shqiptare drejt vendeve te BE-se gjate vitit qe shkoi ka njohur nje rritje ne masen 50%, e krahasuar me te njejten periudhe te vitit te meparshem, duke arritur ne vleren 46 milione euro, kundrejt 23 milione euro te realizuara ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Vendet me kryesore brenda grupit te BE-se ne shkembimet tregtare, vazhdojne ta kryesojne Italia me 44% ne import dhe 77.6% ne eksport, ne vend te dyte Greqia, 24% ne import dhe me11% ne eksport, Gjermania me 10% ne import dhe 3.4% ne eksport. Peshe te rendesishme zene edhe Spanja, Hungaria, Qipro, Austria etj. Vlen te permendet edhe tregtia me vendet e CEFTA-s qe ne vitin '08 ka njohur nje rritje te larte shkembimesh tregtare te mallrave, ku volumi eshte rritur me 46%, duke arritur ne vleren 419 milione euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›