Elton dhe David, ''baba'' për herë të dytë

Ylli 65 vjeçar, Elton John, i cili jeton me partnerin e tij David Furnisht 49 vjeçar është bërë “baba” për herë të dytë.
Familjes i është shtuar një tjetër fëmijë, pas Zachary, djalit dy vjeçar që çifti i homoseksualëve ka birësuar që prej Krishtlindjeve të 2010-ës. Sipas mediave britanike, nëna që i dha jetë foshnjes, gjinia e së cilës nuk bëhet publike, është e njëjta që lindi Zachary dy vite më parë në Kaliforni. Përfaqësuesi ligjor i këngëtarit 65-vjeçar në një konferencë për shtyp nuk pohoi, por as mohoi zërat për shtimin e familjes së klientit të tij, por u mjaftua duke thënë se “nuk mund të fliste për jetën private të klientit të tij”.Sir Elton John, ka pranuar me heret se djali i tij Zachary do të ketë një “fëmijëri të vështirë” për shkak të familjes së “pazakonëshme” në të cilën po rriteti ka pranuar se meqë ai është i zënë shumë pas botës së show biznesit, djali i tij do ta ketë të vështirë shumë fëmijërinë pa një nënë.
“Do të jetë shumë e vështirë. Zachary mua më thërret “babi” kurse Furnishin e thërret “papa”, ka thënë John./Indeksonline/