E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushuesi malazez del për kafe në Durrës, e therin me thikë

DURRËS- Një 35-vjecar nga Mali i Zi është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në Durrës, në rrethana misterioze.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton nga vendngjarja se Millan Kllikoç, 35-vjeç kishte mbërritur një natë më parë në Durrës bashkë me një shokun e tij për pushime dhe ishte akomoduar në një hotel pranë urës së Dalanit.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 6:00 ai kishte dalë për të konsumuar një kafe, pranë hotelit ku është plagosur me thikë nga persona të paidentifikuar. Shtetasi malazez është shoqëruar me urgjencë në spitalin rajonal nga miku i tij shkodran, ku i është nënshtruar një operacionit për shkak të plagëve të marra në bark. Bluzat e bardha bënë me dije se ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet për një grindje të çastit apo dhe sherr për femra.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›