E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia injoron afatin e vënë nga BE për marrëdhënien me Goldman Sachs

Vonesa

Greqia nuk ka respektuar afatin e vënë nga BE për të dhënë sqarime në lidhje me dhënien e informacioneve mbi akuzat e fundit për përdorimin e produkteve të dyshimta financiare gjatë 10 viteve të fundit, që kanë shtuar edhe borxhin e buxhetit. Ky lajm është një tjetër situatë e pakëndshme për administratën greke tashmë në vështirësi të mëdha. Athina ka bërë të ditur se shkaku i vonesës është pjesërisht greva 4-ditore që ka prekur edhe Ministrinë e Financave. BE pret sqarime nga Athina në lidhje me akuzat e publikuara një muaj më parë për shkëmbimet monetare me bankën e Wall Street, “Goldman Sachs”, që i dhanë Athinës një kredi prej 2.4 miliardë dollarësh, për të cilën nuk patën dijeni monitorët e BE-së.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›