E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puthi 12-vjeçaren, burg të moshuarit

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj një të moshuari 64-vjeçar të akuzuar për ngacmim seksual ndaj një vajze të mitur në ashensorin e pallatit. Sipas Prokurorisë, Myzafer Sala, 64 vjeç, akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës 12-vjeçare në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi masën e sigurisë burg pa afat, masë që u pranua nga gjykata. Prokuroria tha dje se ngjarja ndodhi të enjten pasdite në ashensorin e pallatit në rrugën “Don Bosko”.

I moshuari ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare, të cilën e ka puthur dhe më pas i ka prekur faqet duke tentuar që ta prekë më tej pa dëshirën e vajzës. E mitura e alarmuar ka dalë nga ashensori dhe menjëherë ka vënë në dijeni prindërit e saj. Ata menjëherë kanë marrë vajzën dhe kanë denoncuar 64-vjeçarin në Polici. Ai është vënë në pranga në banesën e tij në Laprakë, por pas arrestimit ka mohuar akuzën. Ai dje në Gjykatë pretendoi se thjesht e kishte përshëndetur vajzën 12-vjeçare./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›