E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtu mund të shijosh vërtetë komfortin në acar (FOTO)

Share

Ju mund të shtriheni e të shijoni dritat spektakolare të veriut, ndërsa jeni pronari i një igluje (banesat e eskimezëve).

Hoteli Kakslauttanen dhe Fshati Iglu ndodhen në Rrethin Arktik në Finlandë. 20 dhoma me xhama termalë, bazuar në dizajnin e banesave eskimeze. Por për fat të klientëve, ato janë krejt të rehatshme, kanë ngrohje qendrore, çati me xham antingrirje dhe mini-bar.

Vizitorët mund të shijojnë mishin e pjekur të drerit, mund të ngrohen në një nga saunat më të mëdha në botë ose të mund të rrinë në ice-bar.

Madje ka edhe një kishëz të vogël për ata që luten të dielën.

Çdo iglu është fiks për dy persona, është e vogël dhe nuk konsumon shumë energji.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›