Ata që kundërshtojnë pavarësinë, mbështeten në parime falso

Këto komente eksperti ligjor i bëri gjatë një takimi me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ku ndër të tjera ka vlerësuar se Kosova ka qenë rast i veçantë dhe se nuk mund të krahasohet me asnjë shtet tjetër.
“Unë mendoj dhe besoj që ka vende që nuk kanë pse të frikësohen nga pavarësia e Kosovës. Nëse lexohet opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thuhet qartë se Kosova është rast special dhe nuk ka p.sh asgjë të përbashkët me Qipron. Mendoj që vendet që kundërshtojnë pavarësinë, janë duke u mbështetur në parime jo reale dhe falso. Dhe kështu ato mund të jenë politike, por nëse shihet në aspektin ligjor, ato nuk duhet të frikësohen”, ka thënë Vud.
Ministri i Drejtësisë dhe njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se Majkëll Vud është shembull për drejtësinë në Kosovë.
Kuçi ka vlerësuar se puna e Vudit dhe ekipit të tij dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë, ka bërë që Kosova në drejtësinë më të lartë në sferën ndërkombëtare, ka arritur ta legjitimojë dhe legalizojë shpalljen e pavarësisë së saj. Ai po ashtu ka thënë se populli i Kosovës duhet të vazhdojë të bashkëpunojë me ekspertin ligor, Majkëll Vud, në mënyrë që t’i shfrytëzojë aftësitë e tija në fushën e drejtësisë.
“Vud do të jetë një shembull i mirë për drejtësinë në Kosovë, po ashtu do të jetë një prej njerëzve me të cilët Ministria e Drejtësisë, Qeveria e Kosovës, populli i Kosovës, do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe t’i shfrytëzojë aftësitë e tija, kontaktet e tija dhe miqësinë që e ka treguar me një angazhim të plotë. Atë që dua të them, është se ne nuk kemi pas kurr dilema që Kosova ka pasur të drejt për ta shpallur pavarësinë”, ka thënë ai.
I pyetur nga gazetarët për vendimin e Qeverisë serbe, se në pranverë do të organizojë zgjedhjet në territorin e Kosovës, Kuçi ka thënë se në Kosovë legjitime do të jenë vetëm zgjedhjet që organizohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
“Në Kosovë do të jenë legjitime legale dhe demokratike vetëm ato zgjedhje që organizohen nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga askush tjetër”, ka thënë Kuçi.
I pyetur për vendosjen e embargos së armatimit për Kosovën nga Gjermania, pas skandalit me blerjen e armëve për Policinë e Kosovës, Kuçi ka thënë se nuk ka njohori për këtë dhe ka shtuar se pavarësisht kësaj, Kosova dhe Gjermania do të kenë raporte të mira dhe ata që e shkelin ligjin do të marrin dënimin e merituar.
Ndryshe, pas vendimit të GJND-së për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë shumë shtete e kanë njohur Kosovën, por jo edhe aq sa është pritur. (KP)