E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puthja fatale martesore

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 17:00

Puthja e parë martesore ka përfunduar fatalisht për një çift të sapomartuar në Pragë, të cilët natën kur e festonin zyrtarizimin e lidhjes së tyre, kanë rënë nga ballkoni.

Nusja ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa dhëndri është dërguar me lëndime të rënda në spital.

Dhëndri është një 28 vjeçar rus, ndërsa nusja ishte tri vjet më e re nga Lituania.

Të dy kanë dal në ballkon që të shkëmbejnë puthjen e parë para të ftuarve, ndërsa puthja e tyre ishte aq e pakujdesshme, sa që të dy ranë mbi kangjellat e ballkonit të katit të tretë.

Sipas të dhënave të policisë, alkooli nuk është shkaktar i kësaj fatkeqësie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›