E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Ligji për OJQ-të mund të përmirësohet

Presidenti rus, Vlladimir Putin ka thënë se ligji kontrovers për organizatat joqeveritare “mund të përmirësohet”. Sipas tij, aplikimi i ligjit duhet të analizohet dhe mund të ndryshohet në atë mënyrë që të mos pengojë askënd.

Ligji, i cili është fuqizuar në muajin nëntor të vitit të kaluar, kërkon nga grupet joqeveritare të regjistrohen si “agjentë të huaj”, nëse marrin fonde nga jashtë dhe angazhohen në aktivitete politike.

Kritikët thonë se ai është pjesë e shtypjes ndaj shoqërisë civile dhe rikthim në kohërat sovjetike.

Mirëpo, sipas Putinit, ligji “është shumë më liberal sesa legjislacionet e ngjashme në një numër vendesh perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara”.

Si raporton Rel, ai i ka bërë këto komente në Samitin Civil të G20-ës, i cili tubon aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave dhe bizneseve nga vendet më të industrializuara të botës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›