E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, brenda 2 vitesh 93 mijë të vrarë

Të paktën 93 mijë persona janë vrarë në Siri, që prej fillimit të konfliktit para dy vitesh. Shifrat janë bërë publike nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shifrat e dhëna tregojnë një rritje të numrit të vrasjeve, ku më shumë se 30 mijë njerëz kanë humbur jetën që prej muajit janar, kur u publikuan të dhënat e fundit për të vrarët në Siri.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që prej muajit korrik të vitit të kaluar, në Siri, çdo muaj kanë vdekur të paktën 5 mijë persona.

Gjithashtu OKB ka thënë se këto të dhëna janë të përafërta, pasi ka shumë vdekje që nuk janë raportuar.

Mbi 80% e të vrarëve ishin meshkuj dhe sipas të dhënave të dokumentuara rreth 1.700 viktima janë fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

"Ka pasur raste të ‘keqtrajtimit dhe ekzekutimit individual të fëmijëve, familjeve të tëra, përfshirë edhe foshnjat, që janë masakruar, gjë që bashkë me shifrat shkatërruese të vrasjeve në këtë vend, përbëjnë një përkujtues se sa i egër është bërë konflikti atje", ka thënë në një deklaratë Navi Pillay, Komisioner për të Drejtat e Njeriut në OKB./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›