Putin: Nëna më pagëzoi në fshehtësi

Në meshën e mesnatës së Krishtlindjeve ortodokse në katedralen e Shën Petërburg, Vladimir Putin nuk mund të zgjidhte rast më të mirë për të rrëfyer një sekret të ruajtur për 60 vite me radhë.
“Pikërisht këtu jam pagëzuar në mënyrë sekrete nga nëna ime, në kohën e Stalinit”, u shpreh Putin para gazetarëve në përfundim të ceremonisë.
Rrëfimi se si u pagëzua Vladimiri, tregon se ka ndodhur në vitin 1953 kur Stalini ishte ende gjallë.
“I shoqëruar nga një fqinj, nëna ime më solli në kishë për të më pagëzuar në mënyrë të fshehtë, duke ndeshur në kundërshtimin e tim ati, i deklaruar ateist dhe i regjistruar në Partinë Komuniste. Më pagëzuan në fshehtësi, ose të paktën menduan se u bë kështu”, u shpreh Kryeministri Putin.
Në katedralen e Shën Petërburgut u zhvilluan edhe ceremonitë e funeralit të prindërve të Putin dhe për këtë arsye ai ndihet i lidhur shpirtërisht me këtë vend.