E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet në Francë ambasadori turk

Ambasadori i Turqisë në Francë, Tasin Burçullu është kthyer sërish në Paris, pas konsultimeve lidhur me projektligjin e ri francez që e quan krim mohimin e genocidit armen, njoftuan sot zyrtarët.

“Ambasadori i ka përfunduar konsultat për të cilat ishte thirrur në Turqi dhe është rikthyer në Francë të shtunën”, i ka thënë agjencisë së lajmeve, AFP, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Turke, Selçuk Unal.

Burçullu ishte thirrur në Ankara pasi shtëpia e ulët e parlalamentit frnacez miratoi projektligjin që dënon mohimin e genocidit armen. Sipas Unal, ambasadori tani do të bëjë përpjekje që ky projektligj të mos miratohet nga Senati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›