E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Rusia duhet të jetë ekonomikisht e pavarur

Kryeministri rus, Vladimir Putin gjatë një fjalimi para Dumës deklaroi se Rusia duhet të ndjekë një politikë ekonomike të tillë që të mos të ketë nevojë të kërkojë ndihmë nga organizatat financiare ndërkombëtare dhe rrjedhimisht të ruajë pavarësi në këtë fushë.
"është me rëndësi thelbësore ndjekja e një politike ekonomiko-financiare për të mos pasur më pas nevojën për të kërkuar ndihmë dhe rrjedhimisht të humbasim sovranitetin tonë ekonomike dhe më tej atë politik", u shpreh Putin, gjatë një bilanci vjetor në parlament.

Shefi i qeverisë ruse deklaroi se situata ekonomike në Rusi, e cila u prek rëndë nga kriza botërore, ishte ende larg nga nivelet ideale.

"Që prej korrikut të kaluar, ekonomia ruse po shfaq gjithmonë e më tepër shenja rimëkëmbjeje. Recesioni i ekonomisë sonë ka përfunduar. Për më tepër, kemi filluar të kemi kushte shumë të mira për të ecur përpara. Kjo nuk do të thotë se kriza ka kaluar, por recesioni po", theksoi Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›