Pushohen nga puna, stomatologët në protestë

Rreth 100 ndihmës stomatolog të cilët janë pushuar nga puna i janë drejtuar dyerve të ministrisë së shëndetësisë për problemin e tyre. Sipas tyre, ato janë shkarkuar me pa të drejtë nga puna dhe në njoftimin që u është bërë thuhej se gjithçka ka ndodhur për shkak të një reforme të ndërmarrë. Megjithëse punonjëset e larguara nga puna kanë pasur një takim në ministri ato thonë se nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje. Ndërkohë që burimet tona pranë ministrisë së shëndetësisë thonë se këto largime nga detyra kanë ardhur për shkak të arsimit jo të duhur të tyre.
Ndihmës stomatologët janë punonjës të shkollave të ndryshme të Tiranës.
Ndihmës stomatologët janë punonjës të shkollave të ndryshme të Tiranës.