E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurocontrol urdhëron kontrollin e motorëve të aeroplanëve

Ekspertët kanë paralajmëruar kompanitë e fluturimeve se duhet t'i kontrollojnë mirë motorrët nëse ekzistojnë dyshime se avioni ka kaluar nëpër hirin vullkanik.
Sipas agjencisë kryesore evropiane për trafikun ajror, Eurocontrol, asnjë aeroplan deri më sot nuk ka kaluar nëpër renë e tymit dhe hirit. Agjencia tha se përqëndrimi më i madh i hirit vullkanik tani ndodhet mbi Oqeanin Atlantik dhe Detin Baltik.
Nga java e kaluar, në disa pjesë të Evropës u anuluan më shumë se 95 mijë fluturime, megjithëse trafiku ajror gradualisht po normalizohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›