Ronaldinjo shumë pranë Cityt

Ronaldinjo është duke e shqyrtuar mundësinë për të kaluar te skuadra angleze Manchester City, pasi Milani ende është duke hezituar rinovimin me brazilianin.
"La Gazetta dello Sport" pohon se Ronaldinjo është ngopur nga drejtuesit e Milanit dhe zvarritjet e tyre për zgjatjen e kontratës edhe pse Dinjo ka pranuar një shkurtim të pagës prej 25%.
Si rezultat i kësaj, Ronaldinjo ka filluar të mendojë seriozisht një kalim në Premier Ligën, ku do t'i garantohej paga që e ka aktualisht te Milani.
Raportet nga Italia javën e kaluar thoshin se Ronaldinjo ishte pranë nënshkrimit të kontratës, por tërheqja e Milanit në momentet e fundit ka bërë që spekulimet për një largim të Ronaldinjos të rriten.