E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi largohet nga politika

Nicolas Sarkozi largohet nga politika, lajmin e ka bërë me dije vetë ish-presidenti bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

Deklarata e Sarkozi, vjen pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Francë, ku u shpall fitues, socialisti, Fransua Hollande.
Sarkozi për të tashmë është mbyllur një kapitull, ndërkohë që bëri me dije se nuk do ta drejtonte partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Tashmë , ish-president i Francës Sarkozi i ka thënë lamtumirë politikës. Ai nuk ka dashur të veprojë si Lionel Jospin në vitin 2002 që lajmëroi lamtumirën e tij në politikë të njëjtën ditë, kur dhe humbi por as si Valery Giscard d'Estaing , presidenti i cili humbi si ai pas një mandati në krye të Elizesë dhe që më pas vijoi në politikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›