E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i organeve, pr/ligji diskutohet në Komisionin e Ligjeve

TIRANE - Deputetët e opozitës në Komisionin e Ligjeve kërkuan kohë për miratimin e ligjit që synon të lejojë grupin hetimor të EULEX-it për të hetuar në Shqipëri, lidhur me akuzat e ish-senatorit Dick Marty, për trafik organesh në vendin tonë.

Sipas deputetit socialist Fatmir Xhafaj, ligji është shumë i rëndësishëm, por autoritetet nuk dueht të nxitojnë në miratimin e tij, pa marrë mendimin e EURALIUS dhe të Prokurorisë.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi bëri të ditur se drafti i propozuar nga mazhoranca është marrë në dorë nga EULEX-i dhe është pjesë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›