E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesëtarë të grupit çetnik “Beli orlovi” në veri të Mitrovicës

Persona me kapela dhe “kokarda” (simbol i çetnikëve) në kokë, pjesëtarë të formacioneve terroriste-çetnike janë parë të dielën rreth mesditës në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

“Rreth 20 persona të armatosur, të njohur me emrin ‘Beli orlovi’ (Shqiponjat e bardha) - formacion terrorist çetnik, kanë qëndruar rreth gjysmë ore në restoranin ‘Moskva’ në veri të Mitrovicës, duke pirë dhe kënduar këngë çetnike. Njëri prej tyre që ishte në gjendje të dehur, ka shtënë me armë automatike në ajër, por për fat të mirë nuk ka pësuar askush”, kanë thënë burimet.

Sipas këtyre burimeve, ata një natë para zgjedhjeve kanë hyrë në veri të Kosovës përmes rrugëve alternative.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›