Juve, kampione e Italisë, Milani dorëzohet në derbi
ITALI- Juventusi është kampi on i Italisë! Ëndrra e bardhezinjve për fitimin e titullit është kurorëzuar një javë përpara kohe, pas fitores 2-0 ndaj Kaljarit dhe disfatës 4-2 të Milanit në derbin me Interin. Në Trieste, Juventusi ka qenë i gjithi në festë pas ndeshjeve të djeshme. Atmosferë e jashtëzakonshme, një mbrëmje madhështore për klubin më të madh të Italisë, që ka fituar titullin për herë të 28-të në histori, pa llogaritur dy titujt e hequr në periudhën e Calciopolit. Futbollistët e Juves dhe tifozët kanë kaluar të gjithë në delir, për një trofe që e prisnin prej 9 vjetësh dhe pas një prej periudhave më të errta në historinë e tyre. Gjithçka e merituar për torinezët, autorë të një sezoni fantastik, ku ata nuk kanë pësuar ende humbjen e parë në 37 javë.
Goli i anuluar i Muntarit në përballjen direkte me Milanin ka qenë e vetmja notë negative për këtë skuadër, që nuk ka në përbërje kampionët e Milanit, por ka treguar se me shpirt mund të arrihet gjithçka. Në Trieste, përballë Kaljarit, Juventusi ka zbritur në fushë me një ide fikse: fitoren! Një gjë e tillë u bë realitet që në minutën e 6-të, kur Mirko Vuçiniç, gjeti golin e avantazhit. Në pjesën e dytë rreziqet në portën bardhezi nuk munguan, por në minutën e 74-t, Kanini realizoi në portën e tij, duke vulosur praktikisht këtë ndeshje. Lajmet nga "San Siro" kanë mrekulluar tifozët e pranishëm në stadium, ndërsa pas fishkëllimës finale të arbitrit Orsato, të gjithë janë derdhur në fushë për të përqafuar lojtarët, në një moment ekzaltimi të rrallë për një klub të mësuar me trofe të tillë.
DERBI
Interi ka zbritur nga froni i kampionit të Italisë Milanin, duke fituar 4-2 në një derbi spektakolar e të mbushur me emocione. Ai që mendonte se zikaltërit mund të toleronin, është gabuar, pasi armata e hedhur në fushë nga Stramaçoni ka qenë e papërmbajtshme. Interi ka fituar edhe kundër gabimeve trashanike të arbitrit Ricoli, që nuk akordoi një gol të rregullt dhe dha një penallti tërësisht inekzistente. Ndeshja ka startuar mjaft mirë për Interin, që gjeti golin pas 14 minutash me anë të Militos. Më pas, gjyqtari nuk akordoi një gol të rregullt të zikaltërve, ndërsa 2 minuta para fundit të pjesës së parë dha një penallti për një faull të paqenë të Zhulio Sezar ndaj Boateng. Ibra nuk fali dhe barazoi shifrat, ndërsa suedezi shënoi edhe golin e avantazhit në startin e pjesës së dytë. Por, asnjë dorëzim nga ana e kushërinjve zikaltër. Milito merr një penallti për një mbajtje të Abates dhe realizon po vetë, ndërsa më pas ishte Nesta që preku topin me dorë, duke shkaktuar një tjetër 11-metërsh. Milito kaloi Interin në avantazh, ndërkohë që ishte Dagllas Maikon me një gol tepër të bukur që e çoi takimin në 4-2.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)