E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një lider i Al Qaidës në Jemen

Zyrtarët e Jemenit thanë se nga një sulm ajror është vrarë një lider kryesor i Al Qaidës në këtë shtet, i cili në sulmet e vitit 2000 dëshironte shkatërrimin e anijes së marinës amerikane, USS Cole.

Sulmet ngjanin në ato pa pilot të SHBA-së, por kjo e fundit nuk ka konfirmuar asgjë.

Zyrtari lokal, Abu Bakr bin Farid tha se Fahd al-Kuso është vrarë të dielën, së bashku me një ndihmës të tij në provincën jugore të Shabvas.

Sulmi i tetorit të vitit 2000 mbi anijen USS Cole, në portin Aden të Jemenit, pat vrarë 17 marinarë dhe plagosur 40 të tjerë.

Megjithatë, pjesëtarët e Al Qaidës kanë ndërmarrë një tjetër sulm ndaj bazave ushtarake në jug të Jemenit, duke vrarë të paktën 20 ushtarë.

Lajmin e konfirmuan burimet ushtarake, të cilat saktësojnë se mes viktimave janë edhe katër zyrtarë të lartë të ushtrisë jemenase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›