Putin filloi vizitën në Kinë

Putin deklaroi para nisjes se dëshironte që të nxiste edhe më tej tregtinë dypalëshe, e cila arrin në 84 miliardë dollarë në vit.
Kriza në Siri pritet të diskutohet gjithashtu gjatë bisedimeve. Rusia dhe Kina i kanë rezistuar presionit të Perëndimit për të larguar presidentin Bashar al Assad nga pushteti.
I dërguari i Kinës në OKB, Li Baodong e ka përshkruar Sirinë si një nga çështjet më të rëndësishme në agjendën e Këshillit të Sigurimit.
Aktualisht, Pekini kryeson presidencën e radhës të KS dhe zoti Li u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të implementojnë sa më parë planin e paqes të Kofi Annan.
Putin do të zhvillojë një takim të gjatë kokë më kokë me presidentin kinez Hu Jintao. Lideri rus ndodhet në Pekin bashkë me 6 ministra të kabinetit, kreun e gjigantit të gazit “Gazprom” dhe të kompanive të tjera energjetike.