E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, del para gjykatës vrasësi kanadez

Një ditë pas arrestimit të tij, aktori kanadez i filmave pornografike Luka Roko Magnota do të dalë para gjykatës në Berlin pasi dyshohet se ka vrarë dhe gjymtuar një person.

Policia gjermane tha një ditë më parë se Luka Roko Magnota, është arrestuar në një internet kafe në kryeqytetin gjerman.

Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti në javën e kaluar për Magnotën, i cili akuzohet se ka vrarë të dashurin e tij kinez dhe e ka xhiruar vrasjen.

Vrasja u zbuluar javën e kaluar kur policia kanadeze tha se pjesë të trupit iu ishin dërguar me postë partive politike në Otava.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›