Rama: Maqedonasit, barbarë primitivë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, edhe gjatë promovimit të librit të tij "Kurban" në Shkup i ka quajtur barbarë primitivë maqedonasit për shkak të arrestimit të katër shqiptarëve që vizatuan hartën e Shqipërisë Etnike në Tetovë.
“Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartën e botës dhe të shkruaj kjo është republika ime dhe çfarë të bëjnë ta dërgojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Çfarë janë këta barbarë primitiv, kjo është e patolerueshme”, tha Rama. Rama sot gjatë vizitës në Tetovë do të realizoi takime me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së Menduh Thaçi. /Start/
2011-12-05 13:02