E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitësit plumba mbi efektivin e policisë

Dy persona të armatosur kanë qëlluar policin Dëfrim Musai, 42-vjeç, në tentativë për të vjedhur një automjet  ku fshiheshin paratë e një firme karburanti.

Nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja nuk ka të bëjë me motive për shkak të detyrës.

Efektivi i policisë mori plagë në shpatull nga shkëmbimi i zjarrit. Për pasojë, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku sipas të dhënave, është jashtë rrezikut për jetën.

Dy personat janë larguar me shpejtësi me anë të një motori, duke iu shpëtuar forcave të rendit. Ata janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për arrestimin e tyre, duke identifikuar deri më tani vetëm motorin që mbanin. /Start/

                                                                                             2011-12-05 14:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›