Serbia nuk mund te jete ende kandidate - pasqyra e shtypit per rajonin.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vemendje reagimeve kunderthenese lidhur me kompromisin per arritjen e nje marreveshjeje per kufirin.
Udheheqja serbe ne Beograd shpreson qe pas ujdise ne leter me Kosoven per kontrolle te perbashketa kufitare Serbia te marre statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Ne Prishtine u tha se Serbia njeh keshtu pavaresine e Kosoves. Ne Beograd nje perfaqesues i qeverise u shpreh se perfaqesuesit e shtetit serb me ne fund kthehen ne Kosove. Por vendimi eshte i paqarte per arsye te tjera. Drejtuesit serbe te veriut refuzojne kompromiset e qeverise serbe dhe pa bashkepunimin e tyre ujdia nuk funksionon. Tadici kerkoi nga serbet e veriut te miratojne kete marreveshje sepse kjo eshte ne interes te Serbise. Por disa kryetare bashkish ne veri jane shprehur kunder nder ta edhe drejtuesi i komunes se Zubin Potokut qe konsiderohet si me radikalja.
Shqiperia thote lamtumire
Po gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung i kushton vemendje edhe largimit nga jeta te djalit te mbretit Zog Leka Zogu. Ne artikullin me titull Shqiperia thote lamtumire ajo shkruan se eshte organizuar nje varrim shteteror per ate qe donte me deshire te ishte mbret Leka Zogun. Me deshiren e kryeministrit Sali Berisha ai u varros me te gjitha nderimet mbreterore. Kufoma e tij u vendos ne parlament ndersa flamujte ne gjysmeshtize. Ndersa te shtunen Shqiperia e shpalli zi kombetare.
Varrimi u transmentua drejtperdrejt ne televizion shkruan FAZ. Kjo kur nuk kane kaluar as 14 vjet kur Leka Zogu doli i veshur ne uniforme me pistolete dhe granata dore ne krye te shpures se tij dhe u fut ne godinen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve sepse nuk donte te njihte rezultatin e KQZ-se qe rrezonte referendumin per rivendosjen e monarkise. Kjo ngjarje u konsiderua perpjekje per puc. Ne mungese ai u denua me tre vjet heqje lirie shkruan gazeta gjermane.
Vitet e kaluara Leka Zogu terhoqi vemendjen me idene e Shqiperise se madhe. Dashuria e vone per trashegimtarin e fronit ka me shume lidhje me nje kalkulim politik te kryeministrit Sali Berisha per te fituar perkrahjen e monarkisteve se sa me idealizimin nostalgjik te periudhes se Zogut shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Ne fundjave ne gazeten e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung dy politikanet gjermane Andreas Schockenhoff CDU nenkryetar i fraksionit konservator ne parlament dhe Peter Beyer raportues per Serbine dhe Malin e Zi ne Bundestag i kane kushtuar vemendje edhe aspirates se Serbise per statusin e vendit kandidat ne BE. Ne artikullin me titull Serbia nuk mund te jete ende kandidate ata shkruajne se ka arsye pse Serbia nuk mund jete ende kandidate. Ajo qe eshte e nevojshme jane zgjidhje te vertetuara per nje bashkejetese paqesore me Kosoven ne nivel te barabarte shkruajne politikanet gjermane. Nuk duhet te na mjaftoje vetem rifillimi i dialogut dhe bisedimet per perparime teknike si njohja e leternjoftimeve targave apo vulat doganore. Ne veri te Kosoves deri ne kohet me te fundit ka pasur gjithmone trazira ne pikat kufitare dhe jane qelluar ushtaret gjermane te KFOR-it. Beogradi nuk e perdor sa duhet ndikimin e madh qe ka per ti dhene fund kercenimit te sigurise dhe paqes.
Qeverite e reja kane mallkimin e kursimit
Gazeta gjermane Handelsblatt i kushton vemendje zgjedhjeve parlamentare qe u zhvilluan ne dy shtete te rajonit Kroaci dhe Slloveni.
Qeverite e reja nuk kane per te gezuar edhe per shume kohe popullaritet. Sepse vitin e ardhshem te dyja vendet kane perpara nje kurs te ashper kursimesh. Sllovenia nuk i shpeton dot reformave te dhimbshme. Kjo eshte profecia e Hermine Vidovic eksperte per Ballkanin ne Institutin vjenez per Ekonomine e Krahasuar. Ky vend i vogel me dy milione banore ka qene per nje kohe te gjate shembull per harmonizimin ekonomik Lindje dhe Perendim. Sllovenia ishte vendi i pare lindor qe futi euron ne vitin 2007. Gjendja ekonomike eshte e veshtire edhe ne Kroaci. Deficiti buxhetor dhe borxhet shteterore po rriten pambarim. Problemi i madh eshte papunesia rreth 18 gati dyfish me e larte se ne vendet e tjera te BE-se.
Gazeta austriake Die Presse i kushton vemendje edhe nacionalizmave ne Kroaci. Ne artikullin me titull Fantazmat kroate te se shkuares shkruan se kryeministrja kroate Jadranka Kosor ne muajt e fundit para zgjedhjeve luajti klaviaturen nacionaliste. Ajo nxori ne skene ide qe nese realizoheshin do te shkonin drejt shperberjes se Bosnje-Hercegovines...Por tanime ajo vete eshte kthyer thjesht ne nje fusnote ne historine ballkanike te nacionalizmit.
Autor/FAZ Die Presse/Arapi
Redaktoi A Verbica