Putin heq dore pas dhjete vjetesh nga emisioni ne televizion
Nga viti 2001, dhe mandatit të tij të parë presidencial, lidhja e drejtpërdrejtë me qytetarët ishte kthyer në një takim të rëndësishëm për liderin rus, që u mbajt dhe gjatë kohës kur ishte kryeministër i vendit në periudhën 2008 – 2012. Me orë të tëra të shpenzuara për t’iu përgjigjur pyetjeve që vinin nga studio, në telefn apo dhe në lidhje me qytete të ndryshme, të gjitha ishin të seleksionuara me shumë kujdes. Ndërsa këtë vit nuk do të ketë një takim të tillë për presidentit rus Vladimir Putin. Në vend të kësaj lideri i Kremlinit do të mbajë një konferencë për shtyp, në fund të muajit nëntor. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja ruse Komersant, duke cituar zëdhënsin e Putin. Programi televiziv ishte një mënyrë për Putin për të vënë theksin në linjën e tij politike, si dhe për të matur pulsin e popullit rus dhe për të reklamuar marrëdhënuien e tij me njerëzit, nëpërmjet batutave. Por pas një viti të tërë protestash në shesh, të paprecedenta për vendin, dhe kritikat e shumta ndaj tij pas rikthimit në Kremlin për herë të tretë, këshilltarët e tij e kanë bindur që të gjejë një mënyrë tjetër për të shpalosur platformën e tij politike.