E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve

Kryeministri rus, Vlladimir Putin është shprehur i kënaqur me rezultatet që ka arritur partia e tij, "Rusia e Bashkuar", në zgjedhjet parlamentare të së dielës, pavarësisht faktit se kanë humbur një numër të konsiderueshëm të vendeve në Parlament.

Putini tha sot se partia e tij ka arritur të sigurojë shumicën në parlament, duke theksuar se çfarëdo rënie e vogël e mbështetjes për partinë që është në pushtet duhet të shihet si fakt i pashmangshëm.

Rusia e Bashkuar fitoi rreth 50 % të votave nga zgjedhjet e së dielës në ndryshim nga viti 2007, kur ka fituar 64 %.

Opozita dhe monitoruesit e zgjedhjeve kanë bërë të ditur se votimi është penguar dhunshëm, duke bërë që partia në pushtet të përfitojë nga ky proces votimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›