Japoni, gjenden gjurmë rrezatimi në ushqimin e bebeve

Incidenti vjen pas një varg rastesh që kanë të bëjnë me ushqimin, e që kanë alarmuar qytetarët, pothuajse nëntë muaj pas katastrofës nukleare në Fukushima.
Meigji, një kompani e madhe ushqimesh në Japoni, ka njoftuar për rreth 400 mijë kanaçe të produktit “Meiji Step”, janë gjetur gjurmë të përbërësve radioaktivë.
Zyrtarët e kompanisë thanë se përbërësit e tillë mendohet të kenë hyrë në formulën e produktit gjatë procesit të tharjes, në të cilin është përdorur ajri i pastër vetëm disa ditë pas dëmtimit të centralit bërthamor në Fukushima, në mars të këtij viti.