Putin letër Koshtunices: Do të përkrahim Beogradin
Presidenti rus në largim, Vladimir Putin, i ka dërguar letër kryeministrit serb Vojsllav Koshtunica duke e siguruar atë se Moska do ta përkrahë Beogradin gjithmonë kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë Koshtunica e ka bërë të qartë se vendin do ta orientojë nga Rusia dhe jo nga Bashkimi Evropian Ne letrën e Putin drejtuar Koshtunicës, thuhet se Qëndrimi i Rusisë mbetet i pandryshueshëm. Ne besojmë që shpallja e njëanshme e pavarësisë ka shkelur seriozisht ligjin ndërkombëtar. Putin, i cili pritet të marre postin e kryeministrit të Rusisë, në mesazhin e tij për kryeministrin e Serbisë, ka inkurajuar këtë të fundit që në zgjedhjet e ardhshme, të luftoje për rikthimin e postit të tij.
Me tej Putin shkruan se vendi i tij është i interesuar të krijoje marrëdhënie edhe më të ngushta me Serbinë.
Ndërkaq nga zhvillimet politike te muajve te fundit ne Serbi, ne opinion eshte bere e qarte se Koshtunica nuk është i interesuar ta çojë vendin e tij drejt Bashkimit Evropian, por drejt Rusisë. Sondazhet e fundit flasin se në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen me 11 maj, pritet të fitojë Partia Radikale, e cila do të krijojë qeverinë me partinë e Koshtunicës.