E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kërkon të zbardhet zhdukja e të humburve

Fati i personave te pagjetur nga lufta ne vitin 1999 ne Kosove është kthyer ne qender te vëmendjes ne këtë vend. Shoqata e familjarëve të Personave të Pagjetur të Kosovës ka kërkuar që të hartohen strategji dhe të gjenden forma të presionit ndaj qeverisë së Beogradit. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Haki Kasumi, pa një angazhim dhe përpjekje serioze të ekspertëve, zbardhja e fatit të të pagjeturve mund të zgjasë edhe me shekuj. Ndërkaq zv. kryeministri i Kosoves Ramë Manaj thotë se çështja e të pagjeturve është problem politik dhe prioritet i Qeverisë. Angazhimi per zbardhjen e fatit te personve te zhdukur tashme pas shpalljes se pavaresise se kosoves eshte bere kerkese e vazhdueshme nga shume familjare te cilet kerkojne gjetjen e te afermve te tyre te masakruar nga forcat serbe ne Kosove ne konfliktin e vitit 1998-1999.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›