Bill Clinton e cilëson Romneyn si “fatal” për SHBA-në

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, tha se hyrja e kandidatit të partisë republikane, Mitt Romney në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte “fatale” për SHBA-në dhe botën, njofton agjencia Associated Press.
“Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, meriton një mandat të dytë për mënyrën se si e ka udhëhequr politikën ekonomike në një situatë të mjerë dhe alternativa do të ishte fatale për vendin dhe botën”, ka vlerësuar Clinton.
Clinton dhe Obama janë përqendruar të në porositë ekonomike, derisa sondazhet tregojnë se ekonomia do të jetë përcaktuese në zgjedhjen e fituesit në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.