E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin mbron kandidaturën e tij për president

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, mbrojti me force vendimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ai mohoi se gjithçka ka të bëjë me dëshirën për të mbajtur pushtetin, por me qëllimin për të ndryshuar institucionet e vendit.

“Nuk ka të bëjë me qëndrimin e gjatë në pushtet, por gjithçka ka të bëjë me gjendjen e mjerueshme të institucioneve të Rusisë. Nuk ishim hipokrit, as Medvedev dhe as unë, katër vjet më parë ne thamë se çfarë do të ndodhë më vonë do të varet nga situata politike. Të dy nuk rendim pas pushtetit personal, ne kërkojmë të ndërtojmë një sistem më të fortë”, tha Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›