E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama mbërrin në Havai

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka mbërritur në Havai, ku pritet të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve aziatikë në Honolulu.

Obama, do të marrë pjesë në forumin e Bashkëpunimit Ekonomik, që kërkon rritjen e tregtisë midis vendeve të Paqësorit.

Sipas njoftimeve nga Shtëpia e Bardhë, Obama do të japë mesazhin se "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë rolin që kanë pasur në gjysmë shekullin e fundit në të qenit një spirancë e sigurisë dhe stabilitetit në rajon."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›