E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një picë, katër probleme për Italinë

Këtë fundjavë Europa i ka sytë nga Italia. Disa thonë se në darkë Berluskoni do jetë thjesht histori.

Por cilat janë problemet e Italisë. Gazeta gjermane Bild liston katër të tilla.

 1.Politika Bunga-Bunga

Politika e pas luftës në Itali është gjithmonë e paqëndrueshme. Që nga viti 1946 kanë kaluar mbi 20 kryeministra. Berluskoni është në krye të politikës që prej 17 vitesh. Politika e tij prej macho-je dhe pushteti i tij mediatik çuan vendin në afera, skandale seksuale, ekonomi të dobët, presion ndaj drejtësisë. Kolegët europianë e mbajnë Berluskonin për një shaka të keqe që po shkatërron emrin e mirë të Italisë. Mosbesimi i tregjeve financiare ndaj tij mund t`i kushtojë Italisë miliard euro.

2. Rritja e dobët ekonomike

Ekonomia italiane çalon. Që nga viti 2000 rritja ka qenë mesatarisht 0.7 përqind. Deri në vitin 2013 nuk do jetë ndryshe. Tregu i punës nuk është fleksibël dhe po lulëzon puna në të zezë. Për shumë zanate (mjekë, arkitektë, taksistë) duhet një licencë. Kjo pengon konkurrencën.

Autoritetet punojnë me shpejtësinë e kërmillit, gjyqet zgjasin shumë, procedurat tmerrojnë investitorët. Kësaj i shtohet edhe një mal me borxhe prej 1900 miliard euro (120 përqind e PBB). Vetëm në vitin 2012 duhen paguar 307 miliard euro interesa.

3.Mafia e korrupsioni

Mafia zotëron ekonominë në jug të Italisë, ngjitet deri në veri. Postet e rëndësishme janë në dorë të mafiozëve, reformat pengohen, paratë vërshojnë në llogari të zeza. Mafia, e cila zotëron kartelet e plehrave, ka zhytur në pisllëk qytete si Napoli. Korrupsioni është një krim kavalierësh. Sipërmarrësit e shohin shtetin si diçka që duhet shfrytëzuar. Pasojat: ekonomia hije është në 25 përqind.

4. Ndarja jug-veri

Italia është e ndarë në dy pjesë ekonomikisht. Në veri është trekëndëshi i industrializuar fort Milano- Torino e Xhenova, në jug është një nga rajonet më të dobëta në Europës Perëndimore.

Megjithatë, Jërg Kremer, kryeekonomist në Commerzbank është optimist: “Ndryshe nga Greqia, Italia ka një bërthamë industriale. Përveç kësaj, buxhetet familjare janë të pasura”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›