E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin shpall qeverinë, kabineti me aleatët e tij besnikë

MOSKE- Presidenti rus Vladimir Putin, ka publikuar kabinetin e ri qeveritar që është dominuar nga aleatët e tij më besnikë. Sipas listës së shpallur, zëvendëskryeministri i parë është Igor Shuvalov që do të mbajë postin për politika të përgjithshme ekonomike.

Ministri i Financave Anton Siluanov, ministër i Mbrojtjes, Anatoli Serdjukov, ndërsa ministër i Jashtëm do të vazhdojë të jetë Sergei Lavrov. Një nga fytyrat e reja në kabinet është Arkadi Dvorkoviç, i cili vjen si një nga shtatë zëvendëskryeministrat e kabinetit.

Ish-presidenti dhe kryeministri aktual Dimitri Medvedev kishte premtuar ndryshim substancial në kabinet. Putin më 7 maj filloi mandatin e tij të tretë si president pas zgjedhjeve që shkaktoi protesta masive të papara kundër sundimit të tij të vazhdueshëm.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›