Durrës, arrestohet lituanezja e kërkuar në Belgjikë
DURRES - Një lituaneze e shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, për llogari të drejtësisë belge.
32-vjeçarja Jolanta Hakshia është arrestuar mesditen e sotme nga blutë e qytetit bregdetar, pasi kërkohet në shtetin belg për akuzat e pjesëmarrjes në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik klandestinësh.
Mësohet se 32-vjeçarja lituaneze ishte e martuar me një shtetas shqiptar, me të cilin kishte tre fëmijë dhe jetonte së bashku me ata në qytetin e Durrësit.
Tashmë pritet nisja e procedurave per ekstradimin e Hakshias në Belgjikë, ku dyshohet se ka kryer edhe aktivitetin kriminal.
(er.nu/news24/BalkanWeb)