Putin takohet me spiunët Do të kenë të ardhme të ndritur
Kryeministri Vladimir Putin, gjatë një vizite në Ukrainë, tha se është takuar me spiunët rusë që u dëbuan kohët e fundit nga Shtetet e Bashkuara. Në komentet për shtyp, Putin deklaroi se ishte takuar kohët e fundit me 10 agjentët, ku kishte diskutuar ‘mbi jetën’, si dhe kishte kënduar këngë patriotike me grupin.
“Me dhjetë spiunët që u depërtuan nga SHBA-ja në fi llim të këtij muaji, Kryeministri rus, Vladimir Putin, foli për jetën dhe këndoi këngë patriotike”, shkruanin të gjitha agjencitë e lajmeve. Lajmi është konfirmuar nga vetë Kryeministri rus, i cili gjatë vizitës në Ukrainë foli edhe për takimin që kishte pasur me agjentët rusë. Putin tregoi se të shoqëruar nga një muzikë e lartë, kënduan këngën patriotike të viteve ‘70, “Ku fillon atdheu” që ishte interpretuar për herë të parë në një film popullor të regjisorit Vladimir Bassov mbi fatin e një spiuni sovjetik në Gjermaninë naziste. Po ashtu, Kryeministri rus tha se i dinte të gjitha emrat e “tradhtarëve” që kontribuuan në arrestimin e dhjetë agjentëve rusë që u dorëzuan më 9 korrik në Vjenë në kuadër të një shkëmbimi historik spiunësh me SHBA-në, por e quajti të padenjë të fl iste për ndëshkime të mundshme. “është një çështje delikate, që sigurisht nuk mund të zgjidhet gjatë një konference për shtyp”, shpjegoi Putin, duke shtuar se “këta persona jetojnë sipas ligjeve të tyre dhe të gjitha shërbimet e informacionit i njohin”. “Por tradhtarët përfundojnë gjithmonë keq”. Për sa u përket agjentëve tashmë të zbuluar, Putin deklaroi se spiunët do të kenë shumë të mira dhe një të ardhme të ndritur. “Do të kenë poste dinjitoze dhe jeta e tyre do të jetë interesante dhe e jashtëzakonshme. I adhuroj për gjithçka që kanë bërë. Ata i shërbyen Rusisë për gjithë këta vjet pa marrë parasysh imunitetin diplomatik”, tha ai. Putin nuk saktësoi kohën dhe vendin se kur ishte takuar me agjentët. 10 agjentët u kthyen në Rusi këtë muaj gjatë një shkëmbimi me Moskën, e cila u dorëzoi amerikanëve 4 rusë të shpallur fajtorë për spiunazh për Shtetet e Bashkuara. Policia federale amerikane, FBI, e kapi grupin e spiunëve rusë në fund të qershorit. Me shkëmbimin më të madh të agjentëve që prej Luftës së Ftohtë, Moska dhe Uashingtoni i dhanë fund pastaj aferës pa i rënduar më tej marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri Putin ka qenë zyrtar i KGB-së me shërbim në Gjermaninë Lindore.
#