Greqi; Karamanlis reformon qeverinë, zëvendësohen 9 ministra
Athinë - Protestat dhe demostratat e popullit grek duket se kanë detyruar kryeministrin Kostas Karamanlis që të bëjë ndryshime rrënjësore në kabinetin qeveritar. Kriza që nisi me vrasjen e një të riu në Athinë e që u pasua nga një valë e vazhdueshme protestash, ka bërë që Karamanlis të ndrysdhojë plot 9 ministra nga kabineti që drejton. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë sipas të cilit Karamanlis ka nxjerrë jashtë posteve ministrale ata ministra që u përfshinë në skandalet që kanë të bëjnë me shitblerjet e pronave, përfshirë marrëveshjen për tokën mes shtetit dhe manastirit të pasur të Vatopedit. Me konkretisht, Karamanlis ka ndryshuar ministrat e Ekonomise, te Zhvillimit, te Turizmit ,te Arsimit dhe besimit fetar ,te Kultures, te Drejtesise, te Transporteve ,te Maqedonise dhe Trakes. Karamanlis nuk pushuar kështu shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojanis, Ministrin e Brendshëm prokopis Pavlopulos, dhe Ministrin e Mbrojtjes Vangjelis Meimarakis.