E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten porosite per biznesin fason

Pas kërkesës së ulët për më shumë se dy vite dhe pagesave të vonuara, në fabrikat e prodhimit të veshje-këpucëve po mbërrijnë më shumë porosi. Këtë e tregojnë shifrat por edhe përfaqësuesit e biznesit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në gjysmën e parë të këtij viti, eksporti i tekstile këpucëve ishte gati 33.4 miliard lekë, ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Porositë po rriten me rimëkëmbjen e kërkesës së huaj, ndërsa edhe puna e fabrikave tona duket e përmirësuar.
Kriza që duket se po kalon, i nxiti fasonistët të kërkojnë tregje të reja e në të njëjtën kohë të jenë më produktivë

Por, pas 20 vite punë, industria nuk është aty ku duhet. Mbështetja e qeverisë nuk ka munguar, por duket se nuk ka qenë aq efektive sa politikat e ndjekura në rajonin e Ballkanit.
Ndaj vetë bizneset vijnë me sugjerime konkrete .

Grante për eksportuesit është një mbështetje tjetër ku mund ta përfshihet fasoni, sektori me numrin më të madh të të punësuarve e që mbulon 30% të eksporteve

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›