Rriten eksportet drejt Spanjes

Për një vend të vogël si yni, mjafton një produkt, nafta bruto, për të ndryshuar peshën e partnerëve tanë në tregti.
Kontratat e shtuara të eksportit të naftës bruto kanë bërë që Spanja të bëhet destinacioni i dytë i eksporteve tona, duke u renditur menjëhërë pas Italisë.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, falë naftës bruto, eksportet drejt Spanjës arritën në 16 miliardë lekë duke u dyfishuar krahasuar me një vit më parë.
Spanja ka zënë prej dy vitesh vendin e historik të Greqisë si partneri ynë i dytë.
Sipas të dhënave doganore, eksporti në total i kësaj lënde minerale i kaloi 37 miliardë lekë në gjashtë muajt e parë të vitit duke u rritur me 47%.
Investimet për nxjerrjen e naftës bruto kanë ndikuar pozitivisht në eksportet tona, ndonëse për ekspertët e ekonomisë mbetet problem eksporti në gjende të papërpunuar të kësaj pasurie natyrore.