Putini ne Beograd

Rusia mbeshtet dialogun mes Prishtines dhe Beogradit dhe shpreson qe udheheqja serbe ta perfundoje me sukses kete proces theksoi kryeministri rus Vlladimir Putin pas takimit ne Beograd me presidentin serb Boris Tadiq dhe autoritetet e tjera serbe. Sipas tij eshte e drejte sovrane e popullit serb qe te drejtoje punet e veta brenda vendit te vet.
Dialogu Serbi- Kosove
do dialog eshte me i mire se konflikti. Rusia ka qene dhe mbetet aleate e Serbise ne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves sipas Rezolutes 1244 te KS te OKB-se theksoi Putin. Presidenti serb Boris Tadiq falenderoi ne nje konference te perbashket shtypi me kryeministrin Putin Rusine per sic tha ai mbeshtetjen ne perpjekjet e Beogradit per te ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbise.
Bildunterschrift Vladimir Putin dhe Boris Tadiq
Tadiq tha se Beogradi kerkon zbardhjen e plote te akuzave te paraqitura ne raportin e Dick Martyt i cili fajeson disa prej krereve te ish - Ushtrise lirimtare te Kosoves ne krye me kryeministrin e tanishem Hashim Thaci per perzierje ne krime dhe shitjen e organeve njerezore. Trafiku me organe njerezore eshte nje ceshtje shume e rendesishme per Serbine theksoi Tadiq duke shtuar se duhet te hetohen edhe krimet e tjera me qellim qe te krijohen kushtet per pajtim mes popujve ne kete rajon.
Interesi strategjik i Serbise eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian por Beogradi kurre nuk do te harroje raportet miqesore me Rusine theksoi Tadiq.
Serbia ne BE
Kryeministri rus tha se Moska nuk eshte e brengosur per shkak te kerkeses se Serbise qe te behet pjese e Bashkimit Evropian. Por ajo me vemendje do te percjelle procesin e integrimit te Serbise ne BE me qellim qe te mos demtohen raportet ruso-serbe. Putin dhe Tadiq konfirmuan se Serbia do te jete pjese e projektit rus South Stream per transferimin e gazit nga Rusia ne vendet tjera te Evropes.
Tadiq dhe Putin kane biseduar edhe per gjendjen ne Libi pas fillimit te bombardimeve kunder forcave te pushtetmbajtesit Muammar al-Gaddafi. Ata kerkuan qe te kihet kujdes qe gjate ketyre operacioneve te mos demtohet popullata civile por theksuan se keto bombardime nuk mund te krahasohen me ato te vitit 1999 kunder Serbise gjate luftes se Kosoves. Rusia eshte e shqetesuar nga shpjetesia e marrjes se vendimeve per bombardime gjate viteve te fundit tha Putin. Ndersa Tadiq u angazhua per vendosjen sa me te shpjete te paqes ne kete rajon.
Bildunterschrift Vladimir Putin dhe Boris Tadiq
Bashkepunimi ekonomik
Kryeministri rus eshte takuar ne Beograd edhe me homologun e tij serb Mirko Cvetkoviq dhe perfaqesues te tjere qeveritare dhe politike. Se bashku me Putinin ne Beograd kane udhetuar edhe ministri per Situata te Jashtezakonshme Sergej Shojgu ministri i Komunikacionit Igor Levitin dhe ai i Energjetikes Sergej Shmatko.
Palet kane nenshkruar disa marreveshje per bashkepunim ne sektorin e energjise infrastruktures dhe turizmit. Pala ruse ka kerkuar shpjegime edhe per projektet e pafilluara ende ne infrastrukture per te cilat Rusia i ka dhene Serbise kredi ne vlere prej 800 milione dollaresh. Por deri tani nuk pergjigja serbe nuk eshte bere publike. Bisedimet politike te kryeministrit rus kane perfunduar me nje takim me perfaqesuesit e partive parlamentare ndersa vizita njeditore ka perfunduar me pas nje ndeshje futbolli mes te rinjve te ekipeve Crvena Zvezda dhe Zenit. Ishte kjo vizita e pare e Putinit ne Beograd prej marrjes se postit te kryeministrit. Me pare ai ka qene ne Beograd si president ne vitin 2001.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama