Qeveria gjermane do te lehtesoje kushtet e njohjes se diplomave te huaja

Ne lufte kunder mungeses se personelit te kualifikuar Gjermania do te shfrytezoje aftesite e emigranteve duke u mundesuar atyre permes nje ligji te ri ushtrimin e profesionit.
Ne Gjermani ka shume inxhinere nga Lindja e Mesme qe punojne si shofere taksie apo gra te diplomuara ne fusha te ndryshme nga vendet e Evropes Lindore qe punojne si pastruese. Qeveria gjermane synon tu mundesoje atyre te drejten per tu punesuar ne profesionin qe kane mesuar permes nje ligji te ri per permiresimin e mundesive per njohjen e diplomave te huaja.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne Gjermani ka pak inxhinjere
Sipas ministres se Arsimit Annette Schavan ky eshte nje sinjal i rendesishem per integrimin e tyre ne Gjermani dhe pjese e kultures se mireseardhjes Nuk ka kuptim qe ne Gjermani kemi qytetare qe nuk mund te punojne ne profesionet qe kane mesuar. Une mendoj se eshte ceshtje respekti qe atyre tu jepet kjo mundesi. Nga kendveshtrimi i te prekurve kjo nuk qe kulture mireseardhjeje dhe nga kendveshtrimi yne pra i mungeses ne vend te punonjesve te specializuar nje praktike jo objektive dhe e mire.
Me ligjin e ri i cili pritet te kaloje ne Keshillin e Federates te huajt qe jetojne ne Gjermani kane te drejte ti dergojne per njohje diplomat apo deshmite profesionale qe mund te kene marre ne vendet e tyre. Brenda tre muajsh autoritetet perkatese vendosin nese shkollimi profesional i pergjigjet atij gjerman. Ne rast se jo personat e interesuar kane te drejte te marrin pjese ne kurse kualifikimi plotesues dhe ti nenshtrohen ne fund provimit ne Gjermani. Gjithesesi personat e inteteresuar duhet ti financojne vete kurset e kualifikimit plotesuese.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Firmat kerkojne inxhinjere
Gjithesesi ministrja Schavan theksoi se ka edhe shume rruge per financimin e ketyre kurseve si p.sh. bursa te Dhomave te Industrise dhe te Tregtise te qytetece landeve dhe te federates.
Ligji ka te beje fillimisht me rreth 350 profesione per te cilat pergjegjese eshte federata. Per njohjen e diplomave ne fushen e mesuesise dhe te inxhinierise qe ne Gjermani jane kompetence e landeve federale pritet te kete nje ligj te ngjashem. Sipas qeverise federale prej ketij ligji pritet te perfitojne rreth 300.000 emigrante rreth 250.000 syresh kane deshmi per kualifikime te ndryshme profesionale 23.000 kane titullin e mjeshtrit apo te teknikut dhe 16.000 diploma universiteti.
Autor Sabine Kinkartz/ Dr. Pandeli Pani
Redaktoi Aida Cama